Ankara – Mbërrijnë dy avionë të tjerë me pajisje të S-400

Në kuadër të transportit të pajisjeve të Sistemit të Mbrojtjes Ajrore dhe Raketore Rajonale me Rreze të Gjatë Veprimi S-400, që Turqia ka blerë nga Rusia, kanë zbritur të martën në mëngjes në aeroportin ushtarak “Murted” në Ankara edhe 2 avionë të tjerë.

Ankara – Mbërrijnë dy avionë të tjerë me pajisje të S-400

Sipas deklaratës së Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare transporti i pajisjeve dhe materialeve të Sistemit të Mbrojtjes Ajrore dhe Raketore Rajonale me Rreze të Gjatë Veprimi S-400 ka vazhduar edhe ditën e sotme.

Në kuadër të transportit të materialeve të sistemit mbrojtës në bazën ajrore “Murted” në Ankara kanë zbritur avionët e 10-të dhe 11-të, njofton Ministria në postimin që ka bërë në llogarinë e saj në Twitter, të cilin e ka shoqëruar edhe me një fotografi të avionit rus të transportit.

Transporti i pjesëve të sistemit S-400 kishte filluar të premten e kaluar (12.07.2019).

 


Lajme të ngjashme