Parlamenti turk në seancë plenare të posaçme për 15 Korrikun

Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë (TBMM) u mblodh të hënën në seancë plenare me agjendë të posaçme për 15 Korrikun, Ditën e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar.

tbmm 15 temmuz1.jpg
tbmm 15 temmuz2.jpg
tbmm 15 temmuz3.jpg

Në këtë seancë të drejtuar nga Kryeparlamentari Mustafa Sentop, mori pjesë edhe Presidenti Recep Tayyip Erdogan.

“Miqtë tanë le të rrinë të qetë dhe armiqtë tanë le ta dinë se përgjigjja që ky komb do t’u japë aspiratave për pushtim apo aneksim, kurdo qofshin ato, nuk do të jetë ndryshe nga ajo e 100 viteve më parë dhe nga e natës së 15 Korrikut”, deklaroi Sentop në fjalën e rastit.

Ai theksoi se Turqia po ndërmerr një luftë të suksesshme kundër organizatës terroriste gyleniste (FETO), e cila natën e 15 Korrikut tregoi fytyrën e saj të vërtetë dhe karakterin e saj kolaboracionist duke eliminuar çdo fije dyshimi.

“Tashmë është më se e qartë se cilave synime ndërkombëtare u shërben kjo organizatë terroriste e gjeneratës së re, e cila është e aftë të marrë çdo formë dhe të manipulojë çdo ngjarje”, u shpreh kryeparlamentari turk.

Fjalime domethënëse në këtë seancë plenare të posaçme me rastin e 15 Korrikut mbajtën edhe kryetarët e forcave politike të përfaqësuara në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë.

Këtë seancë parlamentare, ku të pranishëm ishin gjithashtu ndihmëspresidenti Fuat Oktay, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar dhe ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, e ndoqën edhe ambasadorët e shteteve të huaja me mision në Ankara.



Lajme të ngjashme