Mbërrin në Ankara avioni i 8-të me pjesë të S-400

Në kuadër të transportit të pajisjeve të Sistemit të Mbrojtjes Ajrore dhe Raketore Rajonale me Rreze të Gjatë Veprimi S-400, që Turqia ka blerë nga Rusia, ka zbritur në aeroportin ushtarak “Murted” në Ankara avioni i 8-të.

Mbërrin në Ankara avioni i 8-të me pjesë të S-400

Sipas deklaratës së Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare vazhdon transporti i pajisjeve dhe materialeve të Sistemit të Mbrojtjes Ajrore dhe Raketore Rajonale me Rreze të Gjatë Veprimi S-400.

Në kuadër të këtij procesi ka zbritur në bazën ajrore “Murted” në Ankara edhe avioni i 8-të i ngarkuar me pajisje të sistemit të mbrojtjes ajrore.

Transporti i pjesëve të sistemit S-400 kishte filluar të premten.

 


Lajme të ngjashme