Erdogan: Raketat S-400 i morëm për paqen rajonale dhe sigurinë kombëtare

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se arsyeja përse Turqia ka blerë nga Rusia sistemin e mbrojtjes S-400 është ruajtja e paqes në rajon dhe e sigurisë kombëtare.

erdogan istanbul gazeteciler1.jpg

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se arsyeja përse Turqia ka blerë nga Rusia sistemin e mbrojtjes S-400 është ruajtja e paqes në rajon dhe e sigurisë kombëtare.

Të hënën paradite Presidenti Erdoan u takua në vilën e Vahdettinit në Stamboll me kryeredaktorët e gazetave dhe televizioneve dhe me disa autorë dhe akademikë.

Duke blerë sistemet S-400 Turqia nuk po përgatitet për luftë,- u shpreh Erdoan dhe shtoi: “Ne po përpiqemi të garantojmë paqen dhe sigurinë tonë kombëtare. Ky është edhe qëllimi i të gjitha hoveve që po bëjmë në drejtim të zhvillimit të industrisë tonë të mbrojtjes”.

“Procesi në lidhje me S-400 vazhdon. Një pjesë e caktuar e tij do të përfundojë në fund të këtij viti, kurse deri në fund të prillit 2020 do të ketë përfunduar i gjithi”,- sqaroi Erdoan duke theksuar se kontrolli i raketave S-400 do të jetë në duart e Forcave të Armatosura Turke.

Kjo marrëveshje është më e rëndësishmja e historisë tonë. S-400 do të ndikojë fuqishëm edhe në të ardhmen e NATO-s, kështu që NATO duhet të jetë e lumtur nga ky zhvillim”,- nënvizoi kreu i shtetit turk.

I pyetur për ndërlidhjen e raketave S-400 me programin e avionëve F-35 Presidenti Erdoan tha se S-400 është një sistem i mbrojtjes ajrore, kurse avionët F-35 janë një armë ofensive.

Turqia merr pjesë aktive në prodhimin e avionëve luftarakë të tipit F-35 dhe deri më tani ne kemi paguar 1,4 miliardë dollarë, u rikujtoi Erdoan të pranishmëve në takim dhe në lidhje me deklaratat që kanë bërë disa zyrtarë amerikanë se ShBA-ja nuk do ti japë Turqisë avionët F-35 ai bëri këtë vlerësim: “Unë nuk besoj se kanë të njëjtin mendim edhe vartësit e Zotit Trump dhe këtë gjë ai ua tha shumë hapur dhe shumë qartë kolegëve të vet përpara të gjithë medias botërore në takimin që patëm së fundmi në Osakë (Japoni). Uroj që të mos kemi zhvillime në drejtim tjetër lidhur me çështjen e avionëve F-35”.

Presidenti Erdoan vlerësoi edhe ligjin e Kongresit amerikan të “Luftës me Sanksione Kundër Armiqve të Amerikës” (CAATSA), i cili përmban edhe sanksione në fushën e mbrojtjes. “Marrëveshja për blerjen e S-400 është firmosur para zbatimit të CAATSA”,- sqaroi kreu i shtetit turk.

Trump ka kompetenca për të hequr dorë dhe për ta shtyrë ekzekutimin e CAATSA,- u shpreh Erdoan dhe shtoi: “Ai që duhet ta gjejë ‘rrugën e mesme’ është Zoti Trump. Ne jemi ortakë në projektin F-35; e kemi bërë edhe pagesën”.

Erdoani shtoi se në ditët në vijim ai mund të ketë edhe një bisedë telefonike me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Kurse në lidhje me luftën kundër terrorit Presidenti Erdoan tha se në fund të operacioneve “Kthetra” dhe “Kthetra-2” që realizohen në veri të Irakut, tani nuk do të ketë më një burim kërcënues ndaj vendit të tij me emrin Kandil.

“Kështu do të kemi mbyllur skajin e korridorit terrorist në lindje të Eufratit”,- nënvizoi ai.

 


Lajme të ngjashme