Erdogan: Askush që ka tentuar për grushtshteti nuk ka shpëtuar paq

Asnjë nga ata që ka tentuar të bëjë grushtshteti nuk ka shpëtuar pa u ndëshkuar, tha Presidenti Erdoan në fjalën drejtuar popullit në Stamboll në një miting me rastin e 15 Korrikut.

Erdogan: Askush që ka tentuar për grushtshteti nuk ka shpëtuar paq

Të hënën në mbrëmje Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) iu drejtua popullit me një fjalim në takimin “15 Korriku – Dita e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar”, organizuar në aeroportin “Ataturk” në Stamboll me rastin e 3-vjetorit të tentativës së organizatës terroriste FETO për grusht shteti.

Asnjë rrjet tradhtar, asnjë organizatë terroriste nuk do t’ia arrijë kurrë të prishë unitetin, solidaritetin dhe vëllazërinë tonë”,- theksoi Erdoan.

Asnjë nga ata që ka bërë tentativën e grushtit të shtetit nuk ka shpëtuar pa u ndëshkuar,- tha Presidenti Erdoan duke shtuar se me leje të Allahut askush nuk do të shpëtojë paq as këtej e tutje.

Ata që tentuan ta groposin Turqinë në errësirë natën e 15 Korrikut (2016) nuk ia arritën dot kësaj,- theksoi Presidenti Erdoan dhe shtoi: “I jam mirënjohës popullit tonë që nuk u dorëzua atë natë të errët”.

“Askush nuk do t’ia arrijë ta pushtojë këtë vend për sa kohë ne do t’u dalim për zot besimit tonë, historisë tonë, kulturës tonë e brezit tonë”,- nënvizoi ai dhe tha: “Ja ku jemi duke qëndruar të fortë në këmbë. Asnjë nuk e pushton dot këtë vend, askush nuk mund ta robëroj këtë popull”.

 


Lajme të ngjashme