Çavusoglu-Mogherini, bisedë telefonike për sondimet në Mesdheun Lindor

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, realizoi të hënën një bisedë telefonike me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

Çavusoglu-Mogherini, bisedë telefonike për sondimet në Mesdheun Lindor

Siç bëjnë të ditur burimet diplomatike turke, Çavusoglu dhe Mogherini kanë diskutuar çështjen e sondimeve në Mesdheun Lindor.

Mogherini gjithashtu ka konfirmuar se të hënën në mëngjes ka biseduar me ministrin Çavusoglu për “aktivitetet turke të sondimit në Mesdheun Lindor”.

Ajo tha se shtetet anëtare të BE-së do të diskutojnë për këtë çështje, por edhe për marrëveshjen bërthamore me Iranin, emigracionin dhe situatën në Afrikë dhe Libi.

Për të njëjtën çështje, kryediplomati turk ka zhvilluar biseda telefonike të dielën me homologët e tij Pekka Haavisto të Finlandës dhe Margot Wallstrom të Suedisë, ndërsa të shtunën me Miroslav Lajcak të Sllovakisë, Chingiz Aidarbekov të Kirgizisë, Miro Cerar të Sllovenisë, Theodor Viorel Melescanu të Rumanisë dhe Carmelo Abela të Maltës.



Lajme të ngjashme