Vazhdon transferimi i pajisjeve të sistemit S-400 në Turqi

Vazhdon transferimi i pajisjeve të Sistemit Ajror me Rreze të Gjatë dhe të Mbrojtjes Raketore S-400 që Turqia ka blerë nga Rusia.

Vazhdon transferimi i pajisjeve të sistemit S-400 në Turqi

Vazhdon transferimi i pajisjeve të Sistemit Ajror me Rreze të Gjatë dhe të Mbrojtjes Raketore S-400 që Turqia ka blerë nga Rusia.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, edhe avioni i pestë dhe i gjashtë që transporton pjesët e sistemit S-400, u ulën në Bazën Ajrore Murted në kryeqytetin Ankara.

Në kuadër të transferimit, planifikohet që sot të vijë në Ankara dhe avioni i shtatë.

Transferimi i sistemit të mbrojtjes ajrore filloi ditën e premte.

Edhe grupi i dytë i këtij sistemi do të sillet në Turqi me avionë.

Kurse grupi i tretë që do të përbëhet nga mbi 120 raketa do të sillet deri në fund të verës me rrugë detare.

 


Lajme të ngjashme