Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Presidenti Erdogan poston në Twitter videon e 15 korrikut

Videoja e gjatë 2 minuta e 20 sekonda e përgatitur nga Departamenti i Komunikimeve të Presidencës në lidhje me ngjarjet e jetuara në natën e 15 korrikut, u postua nga Presidenti Erdogan.

Presidenti Erdogan poston në Twitter videon e 15 korrikut

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri një postim në lidhje me 15 korrikun në llogarinë e tij në Twitter.

Videoja e gjatë 2 minuta e 20 sekonda e përgatitur nga Departamenti i Komunikimeve të Presidencës në lidhje me ngjarjet e jetuara në natën e 15 korrikut, u postua nga Presidenti Erdogan.

“Ne do të vazhdojmë t’i dalim për zot këtyre territoreve, të cilën dëshmorët tanë kanë bekuar me kujtimet dhe me gjakun e tyre të çmuar. Ne nuk harruam dhe nuk do të harrojmë 15 korrikun”, shkroi Presidenti Erdogan në postimin e tij.

Në anën tjetër edhe kreu i Departamentit të Komunikimeve të Presidencës, prof. dr. Fahrettin Altun e postoi videon në fjalë të përgatitur në nder të kujtimit të dëshmorëve.

Në mesazhin e tij të postuar në Twitter, Altun shkruan kështu: “Ne u jemi mirënjohës. Ata ranë, por nuk lejuan që flamuri të bie. Nuk qëndruan prapa nga mbrojtja e atdheut. Ne mishëruam guximin dhe trimërinë e secilit në kujtimet tona. Lavdi u qoftë të gjithëve që e bënë këtë vend atdhe për ne. Dëshmorët i përkujtojmë me respekt”.

Filmi në fjalë është përgatitur nga tregimet e vërteta të dëshmorëve të rënë gjatë tentativës për grushtet të 15 korrikut, ndërsa përshkruan sendet e mbetura nga martirët dhe kujtimet e familjeve të tyre.

Ndërkaq edhe Ministria e Mbrojtjes Kombëtare në llogarinë e saj në median sociale e publikoi një mesazh në lidhje me videon e përgatitur për dëshmorët e rënë më 15 korrik.

“Ne e përshëndesim me respekt popullin tonë të shenjtë, i cili më 15 korrik 2016 i tha ‘ndalë’ tentativës tradhtare për grushtet, ndërsa të gjithë dëshmorët tanë, civilë, policë, ushtarë, të cilët flijuan jetët e tyre për atdhe, i përkujtojmë me respekt dhe veteranëve u shprehim falënderimet tona”.

 


Lajme të ngjashme