Erdogan dhe Çavusoglu urojnë Mitsotakisin për fitore në zgjedhje në Greqi

Presidenti Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Kriakos Mitsotakis.

1231846
Erdogan dhe Çavusoglu urojnë Mitsotakisin për fitore në zgjedhje në Greqi

Presidenti Recep Tayyip Erdogan e uroi Kyriakos Mitsotakis për zgjedhjen e tij si kryeministër i ri i Greqisë.

Presidenti Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Kyriakos Mitsotakis.

Gjatë bisedës Erdogan e përgëzoi Mitsotakis-in për fitore në zgjedhje, ndërsa uroi që rezultatet e zgjedhjeve të jenë të dobishme për marrëdhëniet Turqi-Greqi dhe për rajonin.

Edhe ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu në një postim të bërë në llogarinë e tij në Twitter e përgëzoi liderin e partisë së qendrës së djathtë “Demokracia e Re” (ND), Kyriakos Mitsotakis për fitore në zgjedhje.

“E përgëzojë përzemërsisht Kyriakos Mitsotakis, liderin e Partisë Demokracia e Re për suksesin e treguar në zgjedhjet e përgjithshme. Besojë që nën udhëheqjen e tij miqësia mes popullit turk dhe grek dhe marrëdhëniet dypalëshe do të forcohen edhe më shumë”, shkroi ministri Çavusoglu në postimin e tij.

 


Lajme të ngjashme