Bilanci i operacioneve antiterror në veri të Irakut, 4 terroristë të neutralizuar

Sipas komunikatës me shkrim të lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare thuhet se operacionet ajrore janë ndërmarrë në koordinim me operacionin e koduar “Kthetra” në zonat Zap dhe Gara në veri të Irakut.

Bilanci i operacioneve antiterror në veri të Irakut, 4 terroristë të neutralizuar

Në operacionet antiterror të mbështetura nga ajri të ndërmarra në zonat Zap dhe Garaveri të Irakut u neutralizuan 4 terroristë të PKK-së.

Sipas komunikatës me shkrim të lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare thuhet se operacionet ajrore janë ndërmarrë në koordinim me operacionin e koduar “Kthetra” në zonat Zap dhe Gara në veri të Irakut.

Gjatë operacioneve janë shkatërruar objektivat e përdorura nga terroristët e organizatës separatiste terroriste PKK si pozicionet e zjarrit, strehimoret dhe bunkerët, ndërsa janë neutralizuar edhe 4 terroristë të kësaj organizate.

Edhe gjatë operacioneve antiterror të ndërmarra në zonën rurale të nënprefekturës ÇukurcaHakkarit u neutralizuan 3 terroristë.

Bëhet e ditur se operacionet në këto zona po vazhdojnë ende.

Në anën tjetër njëri prej dy terroristëve të neutralizuar të dielën në Sirnak ishte M. Sirin Arslan i ashtuquajturi udhëheqës i PKK-së për zonën Gabar, i cili ndodhej në listën ngjyrë hiri të Ministrisë së Brendshme të personave të kërkuar.

 


Lajme të ngjashme