Turqia filloi nismën e duhur ndaj skandalit të marrëveshjes së OKB-së

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se Turqia ka filluar nismën e duhur në lidhje me nënshkrimin e një marrëveshjeje skandaloze të përfaqësisë së Kombeve të Bashkuara me zgjatimin e organizatës terroriste PKK.

Turqia filloi nismën e duhur ndaj skandalit të marrëveshjes së OKB-së

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se Turqia ka filluar nismën e duhur në lidhje me nënshkrimin e një marrëveshjeje skandaloze të përfaqësisë së Kombeve të Bashkuara me zgjatimin e organizatës terroriste PKK.

Në programin e posaçëm të kanalit TRT Haber, Ministri Çavushollu tha se nota i është përcjellë Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe shtoi; “ Turqia nuk do të kapërcejë këtë çështje”.

Kurse pyetjes në lidhje me sistemet S-400, që Turqia ka blerë nga Rusia, ministri turk tha: “S-400 janë një marrëveshje e përfunduar. Ne do t'i marrim. Jemi duke biseduar edhe me NATO-n dhe të tjerët”.

Ai tha se janë të rëndësishme edhe fjalët e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në formën “në periudhën e Obamës, për çështjen e S-400, nuk pati një sjellje të drejtë”.

Edhe në lidhje me programin e F-35, që Turqia do të marrë nga Amerika, Çavushollu tha se në takimin e Trumpit me Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në Japoni, Trump ishte shprehur me fjalët: “Nëse një vend (Turqia), që është partnere në F-35 dhe ka paguar 1,4 miliardë dollarë nuk i merr këta avionë, kjo është e papranueshme”.

Pyetjes në lidhje me gjendjen e fundit në terren në Idlib të Sirisë, shefi i diplomacisë turke iu përgjigj duke thënë se procesi politik në Siri dhe kjo temë u biseduan me Kryetarin e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin në Samitin e G20.  

Në lidhje me sulmet në Idlib, ai tha: “Rusia duhet të mbajë nën kontroll regjimin sirian”.

Ministri i Punëve të Jashtme, në lidhje me sondazhet në Mesdheun Lindor, tha se kërcënimet e udhëheqjes së Qipros së Jugut nuk kanë asnjë kuptim dhe shtoi: “Nuk mund të hedhin hap ndaj nesh, nëse kanë guxim të bëjnë këtë atëherë do të marrin kundërpërgjigje”.



Lajme të ngjashme