Ankara – Dje në kryeqytetin e Turqisë u mbajt ceremonia e diplomimit të studentëve ndërkombëtarë

Të mërkurën në kryeqytetin Ankara të Turqisë u mbajt ceremonia e 8-të e diplomimit të studentëve ndërkombëtar që u organizua nga Departamenti për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme (YTB).

1230084
Ankara – Dje në kryeqytetin e Turqisë u mbajt ceremonia e diplomimit të studentëve ndërkombëtarë
ytb.jpg
abdullah eren.jpg

Të mërkurën në kryeqytetin Ankara të Turqisë u mbajt ceremonia e 8-të e diplomimit të studentëve ndërkombëtar që u organizua nga Departamenti për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme (YTB).

Studentët e huajt që studiuan në Turqi me bursat e Departamentit për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme (YTB) i përjetuan emocionet e diplomimit.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, i cili mori pjesë në ceremoninë e diplomimit, iu bashkëngjit studentëve në emocionet e tyre.

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy, në fjalën e mbajtur gjatë ceremonisë, ku iu ndanë diplomat 1 mijë e 500 studentëve ndërkombëtar, tha se “Ju tani jeni përfaqësuesit e parimit ‘Bota është më e madhe se 5’”.

Ndërkaq drejtori i Departamentit për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme (YTB), Abdullah Eren tërhoqi vëmendjen në rëndësinë e bursave të Turqisë.

Duke vënë në dukje se të diplomuarit në Turqi kanë obligime mbi supet e tyre, Eren tha: “Në dhashë Zoti ju si përfaqësuesit vullnetarë të Turqisë në vendet e juaja do të vazhdoni vizionin që Turqia është më e madhe se vetë ajo dhe se është shpresë e botës, ndërsa edhe ne do të vazhdojmë ta mbajmë këtë besim së bashku me juve”.

Presidentit Erdogan në ceremoni u ndau diplomat studentëve të diplomuar.

Ceremonia e 8-të e diplomimit të Studentëve Ndërkombëtar mori fund me hedhjen e kapelave në ajër nga studentët.

 


Lajme të ngjashme