MPJ e Turqisë dënoi fuqimisht skandalin e OKB-së me YPG/PKK-në

Nënshkrimi i marrëveshjes së planit të veprimit me organizatën separatiste terroriste YPG/PKK përshkruhet si zhvillim jashtëzakonisht i rëndë në emër të OKB-së.

MPJ e Turqisë dënoi fuqimisht skandalin e OKB-së me YPG/PKK-në

Turqia dënoi fuqimisht skandalin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) me organizatën terroriste YPG/PKK.

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë thuhet se nënshkrimi pa dijeninë e anëtarëve të tjerë të marrëveshjes së planit të veprimit nga ana e Virginia Gamba, Përfaqësueses Speciale të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për fëmijët në konfliktet e armatosura me terroristin “Ferhat Abdi Sahin” të ashtuquajturin komandant i Forcave Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra këto nga organizata separatiste terroriste PKK/PYD/YPG, përshkruhet si zhvillim jashtëzakonisht i rëndë në emër të OKB-së.

Në komunikatë theksohet se Turqia menjëherë ndërmori iniciativat e nevojshme pranë autoriteteve të OKB-së, ndërsa u tha se “Marrëveshja e lidhur me një organizatë terroriste nga OKB-ja, e cila duhet të jetë në krye të luftës kundër terrorizmit, nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë. Kjo është gjithashtu një shkelje e qartë e vendimeve të OKB-së për terrorizmin nga vetë OKB-ja”.  

Tërhiqet vëmendja që konfirmimi i OKB-së se organizata terroriste PKK/PYD/YPG ka kryer krimet më serioze të të drejtës humanitare dhe ndërkombëtare, përfshirë armatosjen me dhunë të fëmijëve, është e rëndësishme nga aspekti i rishqyrtimit të sëftesës të organizatës terroriste edhe një herë.

“Megjithatë, është e papranueshme që Organizata e Kombeve të Bashkuara të marrë në konsideratë organizatën e përgjakshme terroriste për të zgjidhur këtë problem”, u tha ndër të tjera në komunikatën e MPJ të Turqisë.

 


Lajme të ngjashme