Erdogan: Turqia ndan të njëjtin vizion me Kinën për të ardhmen

Përpara vizitës në Republikën Popullore të Kinës, shkroi një artikull për gazetën “Global Times” që publikohet në anglisht në këtë vend dhe gazetën në kinezisht “Huanqiu Shibao” si dhe dha një reportazh për agjencinë e lajmeve “Shinhua”.

Erdogan: Turqia ndan të njëjtin vizion me Kinën për të ardhmen

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se Turqia dhe Kina ndajnë të njëjtin vizion.

Përpara vizitës në Republikën Popullore të Kinës, shkroi një artikull për gazetën “Global Times” që publikohet në anglisht në këtë vend dhe gazetën në kinezisht “Huanqiu Shibao” si dhe dha një reportazh për agjencinë e lajmeve “Shinhua”.  

Presidenti Erdoan në artikulli e tij theksoi rëndësinë e marrëdhënieve Turqi-Kinë dhe bëri të ditur se në një kohë që ka filluar të dalë në pah një sistem i ri botëror, Turqisë dhe Kinës i bien përgjegjësi të mëdha.

“Turqia ndan të njëjtin vizion me Kinën kur bëhet fjalë për mbrojtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit, nxitjen e multilateralizmit dhe mbështetjen e vazhdimësisë së tregtisë së lirë” shkroi Presidenti turk.

Ai tërhoqi vëmendjen se Turqia dhe Kina, të cilat kanë filluar të zhvillohen më vonë në krahasim me vendet Perëndimore, në shekullin e 21-të, kërkojnë të kapërcejnë hendekun e krijuar me vendet e sipërpërmendura.

Erdoan bëri të ditur se punimet për të arritur objektiven e caktuar së bashku me Kryetarin e Shtetit të Kinës, Xi Jinping për “1 milionë turistë kinezë”, do të çojnë edhe më përpara marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Kurse në reportazhin e dhënë për agjencinë kineze të lajmeve, “Shinhua”, presidenti Erdoan tha se Turqia është një ndër vendet e para që mbështeti Kinën në nismën për “Një brez, një rrugë” dhe shprehu se janë në konsensus për rritjen e vëllimit tregtar ndërmjet dy vendeve në mënyrë të ekuilibruar.

Ai i bëri thirrje biznesmenëve kinezë të investojnë në Turqi dhe shprehu kënaqësinë që produktet turke kanë zënë vend në treguan kinez si dhe theksoi se punojnë për të mbajtur gjallë në çdo fushë bisedimet e nivelit të lartë ndërmjet dy vendeve.

“Besoj se duke intensifikuar këto takime, këto konsultime, do të dëshmojmë zhvillimin e marrëdhënieve tona politike, tregtare dhe kulturore. Jam i bindur se në një atmosferë aktuale, ku është rritur paqartësia në tregjet globale, Turqia dhe Kina, që dalin në pah si dy aktore kryesore, rruga e drejtë për t’u ndjekur është rritja e komunikimit ndërmjet Kinës dhe Turqisë”, u shpreh Presidenti Erdoan.

Ai tha se gjatë takimeve, krahas marrëdhënieve dypalëshe do të ketë konsultime edhe në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.  



Lajme të ngjashme