Turqia paralajmëron forcat e Hafterit në Libi

Përmes një komunikate me shkrim të Ministrisë së Jashtme Turqia ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të gjashtë shtetasve turq, që mbahen peng nga forcat e Haftarit në Libinë lindore.

1227570
Turqia paralajmëron forcat e Hafterit në Libi

Në një komunikatë të shkruar të Ministrisë së Punëve të Jashtme kërkohet lirimi i menjëhershëm i gjashtë shtetasve turq, që mbahen peng nga forcat e Haftarit në Libinë lindore.

"Mbajtja e gjashtë shtetasve turq në Libi nga milicët e paligjshëm besnikë të Haftarit është në cilësinë e banditizmit dhe piraterisë. Presim lirimin e menjëhershëm të qytetarëve tanë, përndryshe elementët e Haftarit do të shndërrohen për ne në shënjestra legjitime", vijon komunikata e lëshuar të dielën nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Të premten, zëdhënësi i forcave të Kalifit Haftar, Ahmed al-Mismari njoftoi ndalimin e fluturimeve tregtare nga Libia në Turqi dhe urdhëroi forcat e tij të merrni në shënjestër anijet dhe interesat turke në vend.

Gjenerali Haftar i nisi operacionet ushtarake në fillim të prillit me planin ambicioz për pushtimin e kryeqytetit të vendit, Tripoli, ku ndodhet edhe selia e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar.

Libia është përfshirë nga trazirat që nga viti 2011, kur Muamer Gadafi u përmbys nga pushteti dhe më pas u vra në një kryengritje të përgjakshme të mbështetur nga NATO.

Që atëherë, ndarjet e theksuara politike në vend kanë çuar në krijimin e dy qeverive rivale, një në lindje të Libisë të cilën udhëheq gjenerali Haftar dhe tjetra në Tripoli, e cila gëzon mbështetjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).



Lajme të ngjashme