G-20 – Erdogan takohet me Merkel dhe Trump

Në kuadër të kontakteve dypalëshe që mbahen në kontekstin e Samitit të Liderëve të G-20-ës Presidenti Recep Tayyip Erdogan pati takime të ndara me Kancelaren gjermane Angela Merkel dhe Presidentin e ShBA-së, Donald Trump.

G-20 – Erdogan takohet me Merkel dhe Trump

Në kuadër të kontakteve dypalëshe që mbahen në kontekstin e Samitit të Liderëve të G-20-ës që mbahet në Osakë të Japonisë, Presidenti Recep Tayyip Erdogan priti në takim edhe Kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Takimi u zhvillua në Qendrën e Panaireve INTEX në Osakë prapa dyerve të mbyllura dhe zgjati 25 minuta.

Në takim ishin të pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, kreu i Departamentit të Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun, zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin dhe Sekretari i Agjencisë Kombëtare Turke të Inteligjencës (MIT), Hakan Fidan.

Më pas Presidenti Erdogan pati një takim edhe me Presidentin e ShBA-së, Donald Trump.

Para takimit Presidenti Erdogan tha se “Jam plotësisht i bindur që edhe gjatë periudhës së ardhshme ky solidarizim do të vazhdojë në mënyrë të njëjtë”.

Ndërkaq edhe Presidenti Trump në deklaratën e bërë para takimit tha se ShBA-ja në lidhje me çështjen e shitjes së sistemeve Patriot Turqisë gjatë periudhës së Presidentit Obama nuk ka vepruar në mënyrë të drejtë.

Në përgjigje të pyetjes së një gazetari se “A do të vendosin ShBA-të sanksione ndaj Turqisë nëse kjo e fundit i merr sistemet S-400?”, Presidenti Trump tha se “Presidenti Erdogan gjatë periudhës së Obamas deshi t’i blejë sistemet Patriot, por kjo nuk u lejua. Gjatë periudhës së Obamas ndaj Turqisë nuk u veprua në mënyrë të drejtë”.

Ndërsa për çështjen e S-400-ve Trump tha se “Është një çështje e ngatërruar. Jemi në kërkim të zgjidhjeve tjera, jemi të detyruar të vendosemi drejt ndaj Turqisë”.

Presidenti i ShBA-së rikujtoi se Turqia është anëtare e NATO-s, ndërsa tha se “Ajo është mike dhe partnere tregtare e ShBA-së dhe ne bashkë kemi bërë punë të mrekullueshme. Këtë do ta rrisim edhe më shumë. Vëllimi tregtar mes dy vendeve është 75 miliardë dollarë dhe kjo është shumë pak. Kjo shifër duhet të jetë mbi 100 miliardë dollarë”.

Duke vënë në dukje se marrëdhëniet me Turqinë vijnë duke u zhvilluar çdo ditë e më shumë Trump tha se “Synojmë që ta katërfishojmë tregtinë mes dy vendeve tona. Turqia ka prodhim dhe produkte shumë të mira. Marrëdhëniet tona po zgjerohen edhe në fushën ushtarake. Gjithashtu presim që prej nesh të blejmë sasi të mëdha të pajisjeve ushtarake”.

Trump në fund shtoi se do ta vizitojë Turqinë, por nuk dha ndonjë datë të caktuar.

 


Lajme të ngjashme