Erdogan prononcohet në interes të gazetarëve në fund të Samitit të G-20

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se duhet të dihet që askush nuk është i autorizuar të ndërhyjnë në sovranitetin e Turqisë.

1227254
Erdogan prononcohet në interes të gazetarëve në fund të Samitit të G-20

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se duhet të dihet që askush nuk është i autorizuar të ndërhyjnë në sovranitetin e Turqisë.

Presidenti Erdogan gjatë një konference për shtyp të organizuar u prononcuan në lidhje me Samitin e Liderëve të G-20-ës të mbajtur në Qendrën e Panaireve INTEX në Osakë të Japonisë.

Duke vënë theksin se përgjegjësit për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi duhet të japin llogari, Erdogan tha se “Është detyrë primare e komunitetit ndërkombëtar të kërkojë llogari nga të gjithë përgjegjësit për vrasjen e Khashoggit, nga më i larti e deri më poshtë. Vendi ku duhet të bëhet gjykimi është Stambolli, sepse aty është kryer krimi”.

“Vendet Perëndimore, të cilat vlerësojnë vendet tjera në çështjen e të drejtave të njeriut, fatkeqësisht dështuan në provimin themelor të tyre”, bëri të ditur Erdogan.

Ndërkaq në lidhje me çështjen e refugjatëve kreu i shtetit turk tha se “Shoqëria ndërkombëtare doemos duhet të ndajë barrën e krizës së refugjatëve me qëllim që Turqia të vazhdojë ndihmën dhe shërbimet e saj”.

Presidenti gjithashtu vuri theksin në luftën kundër terrorit dhe tha se “Terrori është armiku i tërë njerëzimit dhe i vlerave njerëzore. Prandaj duhet që të gjitha shtetet ta emërojnë atë si ‘terror’”.

Ai gjithashtu tha se “Kostoja e mbrojtjes së puçistëve pjesëtarë të organizatës terroriste gyleniste FETO, të cilët më 15 korrik 2016 morën në objektiv demokracinë e vendit, nën petkun e ‘azilkërkuesit politik’ do të jetë e lartë për tërë njerëzimin”.

“Kur bëhet fjalë për Turqinë debati për dënim kapital të puçistëve është i papranueshëm, ndërsa fatkeqësisht ata mbeten të heshtur ndaj dënimeve kapitale në Egjipt”, bëri të ditur Erdogan.

Në lidhje me vdekjen e Presidentit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt, Muhamed Mursi, Erdogan tha se “Nuk duhet të lejohet që as vrasja e gazetarit Khashoggi e as vdekja e dyshimtë e Presidentit Mursi të bie nga rendi i ditës”.

Presidenti Erdogan për strukturimin e OKB-së tha se “Nuk do të jetë e drejtë që strukturimi i kësaj organizate të formuar në kushtet e Luftës së Parë Botërore të vazhdojë në këtë mënyrë”.

Për sistemet S-400 të blera nga Rusia, Erdogan tha se “Tani ndodhet në procesin e dorëzimit dhe mohimi i një marrëveshje të tillë gjatë procesit të dorëzimit nuk i ka hije një vendi si Turqia, kjo punë ka marrë fund. Dorëzimi do të fillojë në gjysmën e parë të korrikut”.

Ndërkaq për çështjen e sanksioneve Erdogan tha se “Presidenti i ShBA-së, Donald Trump sot e qartësojë këtë çështje. Prej tij personalisht dëgjuam se një gjë të tillë nuk do të ndodhë”.



Lajme të ngjashme