Erdogan dhe Putin takohen në Osakë të Japonisë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se nuk bëhet fjalë për ndonjë vonesë në marrëveshjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400.

Erdogan dhe Putin takohen në Osakë të Japonisë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se nuk bëhet fjalë për ndonjë vonesë në marrëveshjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400.

Në kuadër të kontakteve dypalëshe që mbahen në kontekstin e Samitit të Liderëve të G-20-ës që mbahet në Qendrën e Panaireve INTEX në Osakë të Japonisë, Presidenti Erdogan pati një takim me homologun e tij rus Vladimir Putin.

Në një prononcim të shkurtë të bërë para fillimit të takimit Presidenti Erdogan tha se u arrit në një shtysë serioze në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Posaçërisht jemi duke e ndjekur vazhdimin e hartës rrugore në lidhje me bashkëpunimin tonë për sistemet S-400, për të cilin u dakorduam dhe biseduam edhe në Dushanbe. Prioritet për ne paraqet edhe avancimi në bashkëpunim përfshirë edhe transferin e teknologjisë me në krye prodhimin e përbashkët të raketave. Mendojë se aktualisht të gjitha sytë janë kthyer në procesin e dorëzimit për të cilin nuk bëhet fjalë për ndonjë vonesë”, bëri të ditur Erdogan.

Kreu i shtetit turk rikujtoi se mbledhja e Komisionit të Përzier Ekonomik do të mbahet në Turqi, ndërsa shtoi se “Preferenca e Rusisë, posaçërisht të qytetarëve rusë ndaj Turqisë në sektorin e turizmit vjen duke u rritur çdo ditë e më shumë. Kjo natyrisht paraqet një burim të forcës për qytetarët dhe të administratorëve të turizmit”.

“Më e rëndësishmja është arritja e objektivit për të vënë në veprim në vitin 2023 njësinë e parë të centralit bërthamor Akkuyu. Gjithashtu i kushtojmë rëndësi që furnizimi me materiale jobërthamore të bëhet nga tregu i Turqisë. Si rezultat i marrëveshjes së arritur në mbledhjen e 8-të të Këshillit të Lartë Konsultativ kanë filluar punimet për liberalizimin e vizave për bartësit e pasaportave zyrtare. Së bashku me këtë ende nuk kemi arritur në pikën e dëshiruar në çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët. Do të jemi shumë më të lumtur nëse e përshpejtojmë këtë”, përfundoi Presidenti Erdogan.



Lajme të ngjashme