Operacioni “Kthetra” – Numri i përgjithshëm i terroristëve të neutralizuar doli në 112

Në kuadër të operacionit “Kthetra”, që po zhvillohen në rajonin Hakurk në veri të Irakut, janë neutralizuar edhe 2 terroristë të tjerë.

Operacioni “Kthetra” – Numri i përgjithshëm i terroristëve të neutralizuar doli në 112

Në kuadër të operacionit “Kthetra, që po zhvillohen në rajonin Hakurk në veri të Irakut, janë neutralizuar edhe 2 terroristë të tjerë.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, numri i terroristëve të neutralizuar prej fillimit të operacioneve e këtej doli në 60.

Në koordinim me operacionin “Kthetra” Forcat Ajrore Turke vazhdojnë t’i godasin edhe pozitat e organizatës terroriste PKK në veri të Irakut.

Në kuadër të operacioneve ajrore të ndërmarra në rajonet Kandil, Avashin, Basjan dhe Metina, Forcat Ajrore Turke neutralizuan 52 terroristë.

Kështu numri i përgjithshëm i terroristëve të neutralizuar në kuadër të operacioneve në veri të Irakut doli në 112.

Ndërkaq gjatë operacioneve ajrore të ndërmarra në rajonin Kandil në veri të Irakut u shkatërruan edhe pozicionet e zjarrit, strehimoret, bunkerët dhe depot e municionit të përdorura nga terroristët e PKK-së.



Lajme të ngjashme