Turqi – Neutralizohen 11 terroristë në operacionet e javës së fundit

Në operacionet që janë kryer javën e fundit në provincën lindore Tunxheli (Tunceli) janë neutralizuar 11 terroristë, kurse në operacionet ajrore në veri të Irakut janë neutralizuar 2 terroristë të PKK-së.

1226301
Turqi – Neutralizohen 11 terroristë në operacionet e javës së fundit

Vazhdojnë me sukses operacionet brenda dhe jashtë vendit kundër organizatës separatiste terroriste PKK.

Në operacionet që janë kryer javën e fundit në provincën lindore Tunxheli (Tunceli) janë neutralizuar 11 terroristë.

Prefektura njofton përmes një komunikate se në mesin e këtyre terroristëve gjenden edhe të ashtuquajtur përgjegjës të nivelit të lartë të organizatës.

Dy nga terroristët në fjalë bënin pjesë në listën e personave të shpallur në kërkim për terrorizëm, për të cilët ishte vendosur edhe shpërblimi 100.000 dhe 50.000 dollarë, vijon komunikata, e cila bën të ditur gjithashtu se në këto operacione është kapur e konfiskuar edhe një sasi e madhe armatimi dhe municioni.

Ndërsa në një komunikatë të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare thuhet se në operacionet ajrore që janë kryer në zonat Hakurk dhe Zap në veri të Irakut në koordinim me operacionin tokësor “Kthetra” janë neutralizuar edhe 2 terroristë të tjerë.

 


Lajme të ngjashme