Presidenti Erdogan pritet me kostume tradicionale japoneze në Osakë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, mbërriti mëngjesin e së enjtes në qytetin japonez të Osakës, ku do të mbahet Samiti i Liderëve të G20-s.

1225996
Presidenti Erdogan pritet me kostume tradicionale japoneze në Osakë
erdogan japonya.jpg
erdogan japonya1.jpg

Kreu i shtetit turk u prit në Aeroportin Kansai të Osakës nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Japonisë, Kenji Yamada, ambasadori i Turqisë në Tokio, Murat Mercan dhe zyrtarë të tjerë.

Ndërsa në hotelin ku do të qëndrojë gjatë kontakteve në Osakë, çifti Recep Tayip dhe Emine Erdogan u prit me kostume tradicionale japoneze të njohura si Kimono dhe të dizajnuara posaçërisht për Turqinë në Lojërat Olimpike 2020.

Sistemi S-400 i mbrojtjes ajrore dhe raketore pritet të jetë ndër pikat kryesore të agjendës së takimit të liderëve të 20 ekonomive më të fuqishme në botë, i cili do të realizohet në Osakë më 28-29 qershor.

Në Samitin e G20-s kreu i shtetit turk do të takohet kokë më kokë me homologun rus Vladimir Putin dhe atë amerikan Donald Trump, përpara dorëzimit të sistemit S-400.

Këto bisedime do të fokusohen gjithashtu mbi çështjet rajonale, ku Siria do të ketë një vend të posaçëm.

Erdogani do të diskutojë çështjet problematike ballë për ballë me Trumpin, i cili kundërshton blerjen e sistemit rus S-400 nga Turqia.

Pas takimeve të Osakës në kuadër të Samitit të G20-s, presidenti turk do të realizojë kontakte edhe në Tokio.



Lajme të ngjashme