Erdogan: Takimi me Trump, i rëndësishëm për kapërcimin e problemeve në marrëdhëniet bilaterale

Erdogani vlerësoi takimin që do të ketë me Trumpin gjatë një interviste ekskluzive me të përditshmen japoneze “Nikkei Asian Review”.

1226277
Erdogan: Takimi me Trump, i rëndësishëm për kapërcimin e problemeve në marrëdhëniet bilaterale

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të enjten se takimi që ai do të realizojë gjatë Samitit të Liderëve të G20-s në qytetin Osakë të Japonisë me homologun amerikan, Donald Trump, është me rëndësi në aspektin e kapërcimit të problemeve në marrëdhëniet bilaterale.

Erdogani vlerësoi takimin që do të ketë me Trumpin gjatë një interviste ekskluzive me të përditshmen japoneze “Nikkei Asian Review”.

“Ky takim është i rëndësishëm për zhvillimin e bashkëpunimit mes nesh”, tha ai.

Duke rikujtuar se Trumpi mund të vizitojë Turqinë në muajin korrik, Erdogani theksoi se vendimi për të blerë sistemin S-400 të mbrojtjes ajrore dhe raketore është marrë në përputhje me nevojat e vendit në fushën e sigurisë.

“Sa i përket sistemit S-400, Trumpi i di shumë mirë shqetësimet e Turqisë, pse ne kemi nevojë për këtë sistem dhe si kemi arritur në këtë pikë. Çështjen në fjalë, zhvillimet në Siri dhe të gjitha aspektet e tjera të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona do t’i diskutojmë në detaje me zotin Trump gjatë Samitit”, u shpreh lideri turk.

Ai u ndal gjithashtu mbi projektin e avionit luftarak F-35 duke paralajmëruar administratën amerikane me këto fjalë: “Ne jemi njëkohësisht partnerë prodhues të projektit. Në rast se ata bëjnë një manovër të gabuar duke na përjashtuar, ne do ta çojmë këtë në arbitrazhin ndërkombëtar.”

Kreu i shtetit turk iu përgjigj edhe pretendimeve kinse vendi i tij po i largohet NATO-s.

“Turqia është një aktor i rëndësishëm në NATO. Por limitimi i marrëdhënieve shtetërore me një numër të vogël vendesh në shekullin 21. nuk është diçka realiste”, komentoi Erdogani.

Pasi tërhoqi vëmendjen mbi larminë që mundëson pasuri në politikën e jashtme, presidenti turk nënvizoi se marrëdhëniet Ankara-Moskë nuk zhvillohen kundër ndonjë vendi apo organizate.

“Turqia është një partnere e rëndësishme e aleancës Evropë-Transatlantik”, ritheksoi ai.

Një tjetër çështje të cilës lideri turk i mëshoi fort në intervistën që dha për gazetën “Nikkei Asian Review”, ishte ajo në lidhje me marrëdhëniet ekonomike me Japoninë.

Presidenti Erdogan potencoi se firmosja e marrëveshjes së partneritetit ekonomik ndërmjet dy vendeve është ndër prioritetet e Turqisë dhe se rëndësi të veçantë i kushtojnë po ashtu zhvillimit të bashkëpunimit në fushën e energjisë.



Lajme të ngjashme