Presidenti Erdogan drejt Japonisë për Samitin e G20-s

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, udhëton sot drejt Japonisë për të marrë pjesë në Samitin e G20-s.

1225651
Presidenti Erdogan drejt Japonisë për Samitin e G20-s

Ky takim i liderëve të 20 ekonomive më të fuqishme në botë do të realizohet në qytetin Osakë të Japonisë, në datat 28-29 qershor.

Sistemi S-400 i mbrojtjes ajrore dhe raketore pritet të jetë ndër pikat kryesore të agjendës së samitit në fjalë.

Në Samitin e G20-s kreu i shtetit turk do të takohet kokë më kokë me homologun rus Vladimir Putin dhe atë amerikan Donald Trump, përpara dorëzimit të sistemit S-400.

Këto bisedime do të fokusohen gjithashtu mbi çështjet rajonale, ku Siria do të ketë një vend të posaçëm.

Erdogani do të diskutojë çështjet problematike ballë për ballë me Trumpin, i cili kundërshton blerjen e sistemit rus S-400 nga Turqia.

Pas takimeve të Osakës në kuadër të Samitit të G20-s, presidenti turk do të realizojë kontakte edhe në Tokio.



Lajme të ngjashme