Operacioni “Dega e Ullirit” – Bie dëshmor një ushtar

Sipas komunikatës së Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare (MSB) në përplasjen me terroristët e PKK/YPG-së në zonën e operacionit tokësor në veri të Sirisë “Dega e Ullirit” ka rënë dëshmor një ushtar.

Operacioni “Dega e Ullirit” – Bie dëshmor një ushtar

Në përleshjen me armë me terroristët e organizatës separatiste terroriste PKK/YPG në zonën e operacionit “Dega e Ullirit” ka rënë dëshmor një ushtar.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) në një komunikatë të shkruar njofton se në zonën e operacionit “Dega e Ullirit” ka pasur një përleshje me terroristët e PKK/YPG-së.

Sipas komunikatës në këtë përleshje ka rënë dëshmor 1 ushtar dhe janë plagosur 5 ushtarë të tjerë.

"Ne u shprehim ngushëllimet tona familjes së dëshmorit, Forcave të Armatosura Turke dhe kombit tonë", thuhet në vijim të komunikatës së Ministrisë së Mbrojtjes, duke dëshiruar shërimin e shpejtë të të plagosurve.



Lajme të ngjashme