Turqi – Neutralizohen 2 terroristë në një operacion ajror në veri të Irakut

Në një operacion ajror në zonën Gara në veri të Irakut janë neutralizuar 2 terroristë të organizatës separatiste terroriste PKK, kurse në operacionet brenda vendit janë neutralizuar 7 terroristë të kësaj organizate.

Turqi – Neutralizohen 2 terroristë në një operacion ajror në veri të Irakut

Në operacionin ajror që është kryer në zonën Gara në veri të Irakut janë neutralizuar 2 terroristë të organizatës separatiste terroriste PKK.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare (MSB) në zonën malore Gara është kryer një operacion ajror në koordinim me operacionin “Kthetra” që vazhdon në rajonin Hakurk.

Gjatë operacionit janë goditur objektiva në përdorim nga organizata separatiste terroriste si pozicione zjarri, strehime, shpella si dhe janë neutralizuar edhe 2 terroristë të tjerë.

Kurse në operacionet ajrore që janë kryer në zonat Hakurk dhe Metina në veri të Irakut në koordinim me operacionin “Kthetra” janë neutralizuar 3 terroristë të PKK-së.

Numri i terroristëve të neutralizuar në 2 ditët e fundit është arritur në 9.

Terroristët kanë marrë një goditje të rëndë edhe nga operacionet që vazhdojnë për sigurinë e brendshme të vendit.

Në kuadër të këtyre operacioneve janë neutralizuar gjithsej 7 terroristë, 2 terroristë në provincën Diyarbakir, 4 në Hakari dhe 1 në Tunceli.



Lajme të ngjashme