Turqia dënon me forcë tentativën për grusht shteti në Etiopi

Turqia është kundër të gjitha përpjekjeve për ndryshim të paligjshëm të pushtetit, thotë Ministria e Punëve të Jashtme në një komunikatë të shkruar lëshuar pas tentativës së dështuar për grushtshteti në Etiopi.

Turqia dënon me forcë tentativën për grusht shteti në Etiopi

Turqia ka dënuar fuqishëm tentativën për grusht shteti ndaj Qeverisë Rajonale Amhara në Etiopi me pasojë vdekjen e Kryetarit dhe zyrtarëve të lartë të Qeverisë në Amhara.

Ne dënojmë me forcë përpjekjen e grushtit të shtetit kundër Qeverisë Rajonale në Amhara të Etiopisë, e cila rezultoi në humbjen e jetës së Kryetarit të Qeverisë Rajonale të Amharasë dhe zyrtarëve të tjerë të nivelit të lartë”, ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë përmes një komunikate të shkruar.

"Ne kemi ndjerë një pikëllim të thellë kur kemi mësuar lajmin për vdekjen e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Etiopisë si pasojë e sulmit të kryer në Adis-Abebë, e që ndërlidhet me këtë tentativë për grusht shteti", thuhet në vijim të komunikatës, me të cilën janë përcjellë ngushëllime për popullin dhe Qeverinë e Etiopisë mike".

Turqia përsërit edhe një herë që ajo është kundër të gjitha përpjekjeve për ndryshim të paligjshëm të qeverive që kanë ardhur me zgjedhje në pushtet dhe shpreh mbështetjen e fuqishme për Etiopinë pas këtij grushtshteti”,- theksohet gjithashtu në kumtesën e Ministrisë së Jashtme.

Zyra e Kryeministrisë së Etiopisë njoftoi se mbrëmjen e të shtunës një grup i armatosur tentoi të rrëzojë qeverinë e rajonit Amhara, që ndodhet në veri të vendit, por tentativa ishte shtypur nga forcat e qeverisë.

Gjatë kësaj tentative ishin qëlluar për vdekje Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Seare Mekonnen dhe Kryetari i provincës Amhara, Ambachew Mekonnen.



Lajme të ngjashme