Presidenti Erdogan uron Imamoglu për fitoren në zgjedhjet për kryebashkiakun e Stambollit

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka uruar kandidatin e CHP-së në zgjedhjet për krybashkiakun, Ekrem Imamollu (Ekrem Imamoğlu), i cili sipas rezultateve jozyrtare ka fituar zgjedhjet lokale të përsëritura në Stamboll.

Presidenti Erdogan uron Imamoglu për fitoren në zgjedhjet për kryebashkiakun e Stambollit

Presidenti dhe Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka uruar që rezultatet e zgjedhjeve të përsëritura për Kryetarin e Bashkisë Metropolitane të Stambollit të jenë në të mirë të Stambollit dhe ka përgëzuar Ekrem Imamollu (Ekrem İmamoğlu), i cili sipas rezultateve jozyrtare është fituesi i këtyre zgjedhjeve.

"Shpresoj që rezultatet e zgjedhjeve të përsëritura për kryetarin e Bashkisë së Metropolit të Stambollit të jenë në të mirë të Stambollit tonë. Vullneti kombëtar sot është konfirmuar edhe një herë tjetër. Përgëzoj Ekrem Imamollu, fituesin e zgjedhjeve sipas rezultateve jozyrtare", ka shkruar Erdoan në “Twitter”.

"Ashtu si më parë, edhe në të ardhmen Aleanca Popullore do të vazhdojë të përparojë në unitet dhe solidaritet drejt objektivave të vitit 2023 pa bërë lëshime në demokraci, sundimin e ligjit, paqe, mirëqenien dhe stabilitetin e vendit", deklaroi Erdoan dhe shtoi:

“Të gjitha çështjet që qëndrojë para Turqisë ne do të vazhdojmë ti trajtojmë me kujdes sipas interesave tona kombëtare në samitin e G20-s, që do të mbahet në fund të muajit, në vizitën që do të realizoj në Kinë dhe më pas në Samitin e Evropës Juglindore dhe Ballkanit”.



Lajme të ngjashme