Operacioni "Kthetra" – Neutralizohen 4 terroristë, konfiskohen armë të PKK-së

Forcat e armatosura Turke (TSK) kanë neutralizuar 4 terroristë dhe kanë konfiskuar armë, municion dhe materiale të organizatës terroriste PKK në veri të Irakut në kuadër të ofensivës së gjerë antiterroriste të koduar "Kthetra" të filluar muajin e kaluar.

pkk silah yasam malzemesi.jpg

 

Operacionet kundër organizatës terroriste PKK vazhdojnë me vendosmëri edhe përtej kufirit.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) ka njoftuar përmes një komunikate të shkruar se gjatë operacioneve ajrore që janë kryer në zonat Zap dhe Sinat-Haftanin në veri të Irakut janë neutralizuar edhe 2 terroristë të tjerë të PKK-së.

Kështu është rritur në 4 numri i terroristëve të neutralizuar ditën e sotme në veri të Irakut.

Sipas komunikatës në fjalë me këtë operacion ajror janë goditur objektiva të përdorura nga organizata separatiste terroriste PKK si pozicione zjarri e vendstrehime.

Ministria konfirmon përmes komunikatës vazhdimin me sukses edhe të ofensivës antiterroriste “Kthetra”, që kryhet kundër PKK-së në zonën Hakurk në veri të Irakut.

Gjatë këtij operacioni në një shpellë me 3 hyrje është konfiskuar një sasi shumë e madhe me armë, municione dhe materiale të tjera jetese që i përkisnin PKK-së.

Operacioni antiterrorist "Kthetra" në Hakurk ka filluar më 27 maj dhe zhvillohet me pjesëmarrjen e baterive të artilerisë, avionëve të Forcave Ajrore dhe trupave komando të mbështetura nga ajri me helikopterët e tipit "Atak".

Në kuadër të këtij operacioni të shkallës së gjerë ushtria turke deri më tani ka neutralizuar 96 terroristë të PKK-së.



Lajme të ngjashme