Zgjedhjet për kryebashkiakun e Stambollit – Fiton Ekrem Imamoglu me 54,21 për qind të votave

Sipas rezultateve paraprake pas numërimit pothuajse të të gjitha votave, kandidati Ekrem Imamoglu i Aleancës Kombëtare të formuar nga Partia Popullore Republikane (CHP) dhe Partia IYI kryeson me 54,21 për qind të votave.

Zgjedhjet për kryebashkiakun e Stambollit – Fiton Ekrem Imamoglu me 54,21 për qind të votave

Banorët e Stambollit votuan të dielën (23 qershor) për të zgjedhur kryetarin e Bashkisë Metropolitane për pesë vitet e ardhshme.

Kandidati Ekrem Imamoglu i Aleancës Kombëtare të formuar nga Partia Popullore Republikane (CHP) dhe Partia IYI ka fituar zgjedhjet e përsëritura për kryetar të Bashkisë Metropolitane të Stambollit, sipas rezultateve jozyrtare.

Në këto zgjedhje të përsëritura me vendim të Këshillit të Lartë Zgjedhor (YSK), Ekrem Imamoglu ka siguruar 4 milionë e 741 mijë e 868 vota (54,21 për qind), ndërsa kandidati Binali Yildirim i Aleancës Popullore të formuar nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) dhe Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) 3 milionë e 935 mijë e 453 vota (44,99 për qind).

Kandidati i Partisë Lumturia (SP), Necdet Gokçinar dhe kandidati i Partisë Vatan (VP), Mustafa Ilker Yucel, kanë marrë respektivisht 47 mijë e 829 dhe 14 mijë 545 vota.

Kreu i YSK-së, Sadi Guven, bëri me dije se të drejtën e votës e kanë ushtruar 8 milionë e 925 mijë e 63 nga gjithsej 10 milionë e 570 mijë e 354 votues të regjistruar, për një pjesëmarrje në nivelin 84,5 për qind.

Sipas tij, vota të vlefshme janë numëruar 8 milionë e 746 mijë e 464 dhe të pavlefshme 178 mijë e 599.



Lajme të ngjashme