Stamboll – Fillojnë zgjedhjet e përsëritura për kryetarin e Bashkisë Metropolitane

Banorët e Stambollit votojnë sot (23 qershor) për të zgjedhur kryetarin e Bashkisë Metropolitane për pesë vitet e ardhshme.

1223363
Stamboll – Fillojnë zgjedhjet e përsëritura për kryetarin e Bashkisë Metropolitane

Në këto zgjedhje garojnë kandidati Binali Yildirim i Aleancës Popullore të formuar nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) dhe Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP); kandidati Ekrem Imamoglu i Aleancës Kombëtare të formuar nga Partia Popullore Republikane (CHP) dhe Partia IYI; kandidati i Partisë Lumturia (SP), Necdet Gokçinar dhe kandidati i Partisë Vatan (VP), Mustafa Ilker Yucel.

Plot 10 milionë e 560 mijë e 963 qytetarë do të votojnë në 39 komuna të Stambollit.

Listat e votuesve të 31 marsit do të përdoren edhe në këto zgjedhje pa u përditësuar. Duke qenë se këto janë zgjedhje të përsëritura, në to nuk do të kenë të drejtë vote personat që kanë mbushur 18 vjeç dhe ata që kanë kryer shërbimin ushtarak pas zgjedhjeve të 31 marsit.

Procesi i votimit nisi në orën 8:00 dhe do të mbyllet më 17:00 sipas kohës lokale të Turqisë.

Rezultatet do të shpallen pasi Këshilli i Lartë Zgjedhor (YSK) të heqë ndalimin e transmetimit.

Pas ankesave të paraqitura nga AK Partia në lidhje me zgjedhjet e mbajtura më 31 mars, Këshilli i Lartë Zgjedhor vendosi më 6 maj që të përsëriten zgjedhjet për kryetar të Bashkisë Metropolitane të Stambollit.



Lajme të ngjashme