Antalie – Numri i turistëve i afrohet pragut të 5 milionëve

Numri i turistëve që kanë mbërritur me rrugë ajrore në Antalie, kryeqytet i turizmit turk, ka arritur në 4 milionë e 943 mijë e 637 deri më datë 22 qershor.

Antalie – Numri i turistëve i afrohet pragut të 5 milionëve

Këtë vit një rekord i ri parashikohet për Antalian, qytet me 2,5 milionë banorë që vitin e shkuar ka pritur 14 milionë turistë.

Sipas të dhënave të Drejtorisë Rajonale të Turizmit dhe Kulturës – Antalie, 1 milion e 643 mijë e 844 turistë kanë mbërritur me rrugë ajrore në qytet gjatë muajit qershor; kurse numri total i turistëve që kanë mbërritur me rrugë ajrore në këtë qytet, një prej destinacioneve turistike më të rëndësishme të botës, ka arritur në 4 milionë e 943 mijë e 637 nga fillimi i vitit deri më datë 22 qershor.

Për nga shtetësia e turistëve që kanë zgjedhur t’i kalojnë pushimet në Antalia, Rusia zë vendin e parë dhe Gjermania të dytin.

Në këtë qytet, i cili në të njëjtën periudhë të vitit 2018 ishte vizituar nga 4 milionë e 214 mijë e 617 turistë, numri i përgjithshëm i vizitorëve të huaj pritet të jetë mbi 14 milionë deri në fund të vitit.



Lajme të ngjashme