Banorët e Stambollit të dielën votojnë për kryetar të Bashkisë së Metropolit

Banorët e Stambollit të dielën do të dalin në votim për të zgjedhur kryebashkiakun e qytetit të tyre për pesë vitet e ardhshme.

Banorët e Stambollit të dielën votojnë për kryetar të Bashkisë së Metropolit

Banorët e Stambollit të dielën do të dalin në votim për të zgjedhur kryebashkiakun e qytetit të tyre për pesë vitet e ardhshme.

Në këto zgjedhje garojnë kandidati i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) dhe i Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP) (Aleanca Popullore), Binali Yildirim, kandidati i Partisë Republikane Popullore (CHP) dhe Partisë IYI (Aleanca Kombëtare), Ekrem Imamoglu, kandidati i Partisë Saadet, Necdet Gokçinar dhe kandidati i Partisë Vatan, Mustafa Ilker Yucel.

Në 39 nënprefektura të Stambollit të drejtë për votë kanë 10 milionë e 560 mijë e 963 qytetarë.

Listat e votuesve të përdorura në zgjedhjet e 31 marsit do të përdoren edhe në këto zgjedhje pa u përditësuar. Pasi që këto zgjedhje janë të përsëritura në këto zgjedhje nuk do të votojnë personat që kanë mbushur 18 vjet dhe ata të cilët u kthyen nga shërbimi ushtarak.

Pas ankesave të bëra nga AK Partia pas zgjedhjeve të mbajtura më 31 mars Këshilli i Lartë Zgjedhor më 6 maj vendosi që zgjedhjet për kryetarë të Bashkisë së Metropolit të Stambollit të përsëriten.



Lajme të ngjashme