Në G-20 Erdogan do të takohet me Trump dhe Putin

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se në takimin që do të ketë në G-20 me Presidentin e ShBA-së, Donald Trump do të bisedojë për sistemet e mbrojtjes ajrore S-400 dhe avionët luftarakë F-35.

Në G-20 Erdogan do të takohet me Trump dhe Putin

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha të enjten në mbrëmje se në takimin që do të ketë në G-20 me Presidentin e ShBA-së, Donald Trump do të bisedojë për sistemet e mbrojtjes ajrore S-400 dhe avionët luftarakë F-35.

Në një transmetim direkt të përbashkët në median sociale dhe televizion, organizuar me disa gazetarë në vilën presidenciale “Vahdettin” në Stamboll, Presidenti Erdoan iu përgjigj pyetjeve në lidhje me aktualitetin.

Duke iu referuar uljes së notës së kredisë së Turqisë nga agjencia ndërkombëtare e klasifikimit të kredive Moody’s, Erdoani tha se sulmet që bëhen mbi ekonominë turke përmes kursit të këmbimit dhe notës së kredisë do të dështojnë, ashtu siç ka ndodhur edhe në të kaluarën.

Erdoan theksoi se ShBA-ja po e bën objekt debati sistemin e mbrojtjes ajrore S-400, që Turqia do të marrë nga Rusia dhe për këtë arsye ka sjellë në rend të ditës edhe një çështje tjetër, siç është ajo e mos-dorëzimit Turqisë të avionëve F-35.

“Në fund të këtij muaji do të shkojmë në G-20. Aty kemi një takim me zotin Trump. Kemi një takim edhe me Kryetarin e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin. Këto çështje do ti bisedojmë sërish. Gjithashtu do të bisedojmë për marrëdhëniet dypalëshe. Pas G20-s do të kaloj në Kinë”,- u tha Erdoani gazetarëve.

Gjatë vizitës në Kinë,- vijoi Presidenti Erdoan,- do të trajtojmë marrëdhëniet Kinë-Turqi.

 


Lajme të ngjashme