“Fitch Ratings”: Rënia e inflacionit në Turqi do të përshpejtohet
Agjencia ndërkombëtar e vlerësimit të kreditit, “Fitch Ratings”, njoftoi të enjten se ata presin një përshpejtim të rënies së inflacionit në Turqi.
1222249

Gjatë një prezantimi përpara investitorëve të shumtë rreth tregjeve në zhvillim, takim i organizuar në kryeqytetin Londër të Britanisë së Madhe nga “Fitch Ratings”, drejtori administrativ i kësaj agjencie, Edward Parker, vuri në pah se deficiti korrent në Turqi po shënon rënie të konsiderueshme.
“Përmirësimi i shënuar nga Turqia (në deficitin korrent) që nga vera e kaluar deri më sot është i dukshëm”, vlerësoi ai.
“Ne presim përshpejtimin e rënies së inflacionit në Turqi me efekte bazë në muajt e ardhshëm”, shtoi Parker.
Drejtori administrativ i “Fitch Ratings” theksoi gjithashtu se raporti i borxhit publik ndaj produktit të brendshëm bruto (PBB) do të vazhdojë të jetë i ulët në Turqi.