Erdogan takohet me përfaqësuesit e medias së huaj

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan tha se, duke përdorur deri në fund mundësitë e dhëna nga drejtësia ndërkombëtare, do të përpiqen për të zbardhur vdekjen e Presidentit të rrëzuar me grushtshteti të Egjiptit, Muhammed Mursi.

Erdogan takohet me përfaqësuesit e medias së huaj

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan tha se, duke përdorur deri në fund mundësitë e dhëna nga drejtësia ndërkombëtare, do të përpiqen për të zbardhur vdekjen e Presidentit të rrëzuar me grushtshteti të Egjiptit, Muhammed Mursi.

Erdoan u takua në një program mëngjesi në Stamboll me personelin e medias së huaj.

Ai tha se Kombet e Bashkuara do të sjellin patjetër në rend të ditës vdekjen e dyshimtë të 67-vjeçarit Mursi, i cili u largua nga pushteti me grushtetetit ushtarak në Egjipt para 6 vjetësh dhe shprehu besimin se OKB-ja do të kërkojë llogari nga përgjegjësit për vdekjen e Mursit.

“Edhe pse ata që na japin mësime për të drejtën, lirinë dhe drejtësinë qëndruan të heshtur ndaj vdekjes në gjyqet e puçistëve të presidentit të zgjedhur me 52% të votave të popullit egjiptian, ne nuk do të heshtim” tha Presidenti Erdoan.

Shefi i qeverisë turke tha se ashtu siç nuk u pajtuan për harrimin e vrasjes barbare të gazetarit Jamal Khashoggi në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll më 2 tetor 2018, ashtu nuk do të lejojnë edhe harrimin e Muhamed Mursit, që vdiq në sallën e gjyqit dhe dramës së tij.

Gjithashtu Presidenti Erdoan u shpreh edhe me fjalët: “Ne nuk kemi dalë dhe nuk do të dalim kurrë kundër kontrollit të politikanëve nga ana e organeve mediatike në emër të popullit dhe vrojtimit të tyre në interes të popullit” dhe shtoi: “Madje e kundërta, ne dalim kundër dominimit të medias si një mjet dhe kthimit të saj në një mashë të përcaktimit të politikës në bazë të kërkesës së saj, ndërkohë që ajo (media) duhet të jetë një mjet i kontrollit (në interes të popullit).  

“Ne kemi respekt të pafund për punëtorët e medias që bëjnë detyrën, në disa raste edhe me koston e jetës, për të nxjerrë në shesh të vërtetat, por ne nuk i shohim si gazetarë ata, të cilët sillen me një ambicie politike për të rrëzuar pushtetin” tha Erdoan.      

Ai tha se ata që i kanë dorëzuar lapsin dhe kamerën urdhrave të organizatave terroriste nuk kanë për të qënë kurrë gazetarë dhe shtoi: “Kjo është pika që nuk kuptojnë me dashje ata që shpesh na kritikojnë”.

 

 


Lajme të ngjashme