Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë i përgjigjet letrës së SHBA-së

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar, i ktheu përgjigje letrës për sistemin S-400 të blerë nga Rusia, dërguar dy javë më parë nga ushtruesi i detyrës së sekretarit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Patrick Shanahan.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë i përgjigjet letrës së SHBA-së

Siç bën të ditur Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare përmes një komunikate me shkrim, Akar i është përgjigjur sot (18 qershor) letrës së dërguar nga Shanahan më datë 6 qershor 2019.

“Në letër është ritheksuar shqetësimi për gjuhën dhe qëndrimin që nuk i përshtaten frymës së aleancës, janë komunikuar në detaje opinionet dhe propozimet tona tashmë të njohura, si dhe është shprehur rëndësia e vazhdimit të dialogut mbi bazat e respektit dhe miqësisë së ndërsjellë dhe të përpjekjeve për gjetjen e një zgjidhjeje adekuate për problemet”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë.



Lajme të ngjashme