Turqia dhe Greqia bisedojnë për zhvillimin e bashkëpunimit në Egje

Delegacionet e Ministrive të Mbrojtjes të Turqisë dhe Greqisë mes datave 17-21 qershor në kryeqytetin Ankara do të realizojnë takimin e dytë me radhë që organizohet me qëllim të zhvillimit të bashkëpunimit në Detin Egje.

Në komunikatën e bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare thuhet se “Takimi i dytë mes delegacioneve të Ministrive të Mbrojtjes të Turqisë dhe Greqisë, që po mbahen me qëllim të zhvillimit të bashkëpunimit në Detin Egje, me në krye marrjen e Masave për Rritjen e Besimit, do të mbahet mes datave 17-21 qershor në Ankara”.

Takimi i parë mes delegacioneve të dy vendeve u mbajt më datat 20-25 maj në kryeqytetin Athinë të Greqisë.

Delegacionet e dy vendeve zhvilluan bisedime teknike në lidhje me masat për rritjen e besimit në Detin Egje dhe për zhvillimin e bashkëpunimit me në krye rregullat e sjelljes.

Lajme të ngjashme