Ushtria turke neutralizon 8 terroristë të PKK-së në Sirnak

Forcat turke të sigurisë kanë neutralizuar të dielën 8 pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK gjatë një operacioni në Sirnak, provincë në juglindje të vendit.

Ushtria turke neutralizon 8 terroristë të PKK-së në Sirnak

“Në kuadër të garantimit të sigurisë së brendshme, njësitë e Komandës së Xhandarmërisë ndërmorën një operacion në lokalitetin Cehennem Deresi (Përroi i Ferrit) të nënprefekturës Idil të Sirnakut, ku neutralizuan 8 terroristë të PKK-së”, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme përmes rrjetit social “Twitter”.

Ministria ka theksuar gjithashtu se operacioni në këtë zonë vazhdon.



Lajme të ngjashme