Operacioni “Kthetra” – Arrin në 76 numri i terroristëve të neutralizuar në veri të Irakut

Gjatë operacionit “Kthetra”, filluar më 27 maj nga ushtria turke në veri të Irakut, janë neutralizuar 76 terroristë.

Operacioni “Kthetra” – Arrin në 76 numri i terroristëve të neutralizuar në veri të Irakut

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë ka lëshuar një komunikatë me shkrim për ecurinë e operacionit në fjalë, ku thuhet se në kuadër të operacionit të koduar “Kthetra” (Pençe), i cili vazhdon me sukses në zonën Hakurk në veri të Irakut, janë neutralizuar edhe 27 terroristë të tjerë të PKK-së.

Në komunikatë theksohet mes tjerash se prej fillimit të operacionit e këtej janë neutralizuar gjithsej 76 terroristë të organizatës separatiste terroriste PKK.

Bëhet e ditur se operacionet antiterrorizëm po vazhdojnë ende brenda vendit dhe përtej kufijve.



Lajme të ngjashme