Ankaraja zyrtare dënon sulmit terrorist të së shtunës në Kenie

Turqia ka dënuar fuqimisht sulmin vdekjeprurës të ditës së shtunës në provincën Wajir të Kenies.

Ankaraja zyrtare dënon sulmit terrorist të së shtunës në Kenie

“Ne kemi mësuar me trishtim të thellë se sulmi terrorist i kryer në Qarkun Wajir të Kenias rezultoi me vdekjen e 8 oficerëve të policisë.

E dënojmë me forcë këtë sulm të tmerrshëm dhe shprehim ngushëllimet tona për të afërmit e viktimave dhe për popullin dhe ekzekutivin kenian”, thuhet në një komunikatë me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

Të shtunën, 8 policë kenianë humbën jetën si pasojë e shpërthimit të një bombe të vendosur në një rrugë pranë kufirit me Somalinë.


Fjalët Kyçe: Turqia , MPJ turke , sulm terrorist , Kenie

Lajme të ngjashme