Zëdhënësi i Presidencës deklarohet në lidhje me zhvillimet në Siri

Zëdhënësi Kallën bëri deklarata të rëndësishme gjatë kohës deri sa në Kompleksin Presidencial vazhdonte mbledhja e kabinetit e kryesuar nga Presidenti Recep Tayyip Erdoğan.

Zëdhënësi i Presidencës deklarohet në lidhje me zhvillimet në Siri

Zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kallën (Kalın) bëri të ditur se mundësia e krijimit të një shteti të PKK-së në kufirin Turqi-Siri tani është jashtë çdo mundësie.

Zëdhënësi Kallën bëri deklarata të rëndësishme gjatë kohës deri sa në Kompleksin Presidencial vazhdonte mbledhja e kabinetit e kryesuar nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Kallën vuri në dukje se zhvillimet në Siri janë duke u monitoruar nga afër, ndërsa tha se “Deri më sot kemi hedhur dhe do të vazhdojmë të hedhim hapa shumë të rëndësishme për të parandaluar që zhvillimet në Idlib, Tel-Rifat dhe në lindje të lumit Eufrat të kthehen kundër nesh. Falë udhëheqjes së fortë të Presidentit Erdoan mundësia e krijimit të një shteti të PKK-së në kufirin Turqi-Siri tani është jashtë çdo mundësie”.

Duke e bërë të ditur se kjo vlen edhe për rajonin e Mesdheut Lindor, zëdhënësi Kallën tha: “Siç e dini ne refuzojmë fuqimisht qasjet e uzurpimit dhe shkeljeve nga udhëheqja greko-qipriote e të drejtave të turqve qipriotë dhe të Turqisë që burojnë nga marrëveshjet ndërkombëtare dhe pozita e tyre gjeografike. Qëndrimi ynë themelor ashtu si deri më sot edhe në të ardhmen do të jetë mbrojtja dhe ndërhyrja për mbrojtjen e të drejtave të Turqisë dhe të turqve qipriotë”.



Lajme të ngjashme