Turqia dënoi ashpër sulmet ndaj anijeve cisternë në Gjirin e Omanit

Turqia i kushton rëndësi ruajtjes së sigurisë së lundrimit në rajonin e gjirit nga aspekti i transportit detar.

Turqia dënoi ashpër sulmet ndaj anijeve cisternë në Gjirin e Omanit

Turqia dënoi sulmin ndaj dy anijeve cisternë në lëvizje në Gjirin e Omanit.

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme thuhet se “Dënojmë ashpër sulmet ndaj dy anijeve cisternë në Gjirin e Omanit. Shprehim shqetësime nga marrja në objektiv për herë të dytë brenda dy muajve të anijeve tregtare”.

Në mes tjerash në komunikatë u tha se Turqia i kushton rëndësi ruajtjes së sigurisë së lundrimit në rajonin e gjirit nga aspekti i transportit detar.

Të enjten në orët e mëngjesit në Gjirin e Omanit erdhi deri tek shpërthimi në dy anije cisternë të naftës.

44 persona nga ekuipazhet e anijeve u shpëtuan nga ekipet e kërkim-shpëtimit të Iranit dhe u dërguan në portin detar Xhask të provincës Hurmuzgan.

 


Lajme të ngjashme