Erdogan: Nuk do të qëndrojmë të heshtur ndaj sulmeve të regjimit

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) deklaroi se nuk do të qëndrojnë të heshtur nëse regjimi i Esadit në Siri vazhdon të sulmojë pikat turke të vëzhgimit.

Erdogan: Nuk do të qëndrojmë të heshtur ndaj sulmeve të regjimit

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) deklaroi se nuk do të qëndrojnë të heshtur nëse regjimi i Esadit në Siri vazhdon të sulmojë pikat turke të vëzhgimit.

Presidenti Erdoan para nisjes për në Taxhikistan, ku do të marrë pjesë në samitin e 5-të të kryetarëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Konferencës mbi Masat e Bashkëpunimit dhe Rritjes së Besimit në Azi (CICA), bëri deklarata të rëndësishme në aeroportin Ataturk të Stambollit.

Erdoan preku edhe në zhvillimet e jetuara ditëve të fundit në Idlib të Sirisë dhe tha se këtu kanë ndodhur disa ngjarje të padëshiruara dhe se rikujtoi sulmin ndaj pikës turke të vëzhgimit.

“Kemi të plagosur dhe dëshmor. Pala e kundërt pagoi llogari të lartë për këtë. Nuk është e mundur që ne të qëndrojmë të heshtur në qoftë se regjimi vazhdon me sulme ndaj disa pikave të vrojtimit. Ne dëshirojmë që këtu të sundojë paqja, duam të ndalim humbjet e jetëve”, bëri të ditur Erdoan.

Kreu i shtetit turk gjithashtu shtoi se vazhdimi i sulmeve me bomba fuçi dhe të fosforit në Idlib është i papranueshëm dhe se nuk do të qëndrojnë të heshtur ndaj kësaj, ndërsa tha se ata i dëgjuan zërat e banorëve të këtij rajoni.

Ndërkaq në lidhje me pretendimet për uljen e numrit të trupave turke në Republikën Turke të Qipros së Veriut, Presidenti Erdoan tha se “Nuk bëhet fjalë për uljen e numrit të trupave. Prania e trupave tona atje është aq sa është e nevojshme dhe nuk jemi të obliguar për të marrë leje nga dikush për këtë”.



Lajme të ngjashme