Turqia i dorëzoi prova të reja ShBA-së për ekstradimin e kreut të FETO-s

Ministri turk i Drejtësisë, Abdulhamit Gyl (Gül) tha se homologëve të tyre i kanë përcjell të gjitha tezat nga dora e parë.

Turqia i dorëzoi prova të reja ShBA-së për ekstradimin e kreut të FETO-s

Ministri turk i Drejtësisë, Abdulhamit Gyl (Gül) bëri të ditur se homologut të tij amerikan, Uilliam (William) Barr i dorëzuan prova të reja për ekstradimin e kreut të organizatës terroriste gyleniste FETO.  

Ministri Gyl tha se homologëve të tyre i kanë përcjell të gjitha tezat nga dora e parë.

“Ne biseduam në mënyrë gjithëpërfshirëse çështjen e procesit të ekstradimit të FETO-s që është një çështje shumë e rëndësishme për Turqinë. Atyre u dorëzuam prova, të cilat dëshmojnë lidhjen e drejtpërdrejt të FETO-s me tentativën për grushtet të ndërmarrë më 15 korrik 2016. Këto prova të reja dhe të rëndësishme i dorëzuam drejtpërsëdrejti Sekretarit amerikan të Drejtësisë, i cili tha se personalisht do të interesohet nga afër me procesin. Shpresojmë që të arrijmë në zhvillime të pritura në këtë drejtim”, deklaroi ministri Gyl.

Ministri gjithashtu tha se Sekretari Barr është një jurist me përvojë, ndërsa shtoi se dorëzimi i drejtpërdrejt i provave në fjalë në lidhje me FETO-n në nivel ministri ka rëndësi të veçantë nga aspekti i përshpejtimit të procesit.

 


Lajme të ngjashme