Koordinatori amerikan për Antiterrorizmin, vizitë në Turqi brenda kësaj jave

Koordinatori për Antiterrorizmin në Departamentin amerikan të Shtetit, Nathan Sales, do të realizojë këtë javë një vizitë zyrtare në Turqi.

Koordinatori amerikan për Antiterrorizmin, vizitë në Turqi brenda kësaj jave

Departamenti i Shtetit publikoi një komunikatë me shkrim për vizitën në Turqi të zyrtarit amerikan.

“Nathan Sales, koordinator i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Antiterrorizmin, do të takohet brenda kësaj jave me autoritetet turke në Ankara. Në bisedime do të trajtohen çështje si dërgimi i terroristëve të huaj në vendet e origjinës dhe gjykimi i tyre, siguria kufitare, kufizimi i hapësirës së manovrimit të terroristëve dhe lufta kundër organizatave terroriste PKK, Al-Kaida e DAESH”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e Departamentit amerikan të Shtetit.



Lajme të ngjashme