Çavusoglu zhvillon takime të rëndësishme në Ankara

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) vazhdon trafikun diplomatik.

Çavusoglu zhvillon takime të rëndësishme në Ankara

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) vazhdon trafikun diplomatik.

Çavushollu u takua në rezidencën e Ministrisë së Punëve të Jashtme me Kryetarin e Komisionit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Emigrantët të Parlamentit të Malit të Zi, Andrija Nikolic dhe Përfaqësuesi Special i OKB-së për Sirinë, Geir O. Pedersen.

Në postimin e bërë në llogarinë Twitter në lidhje me takimet, për takimin me Nicolic, Çavushollu shkroi: “Zhvilluam një takim të sinqertë me Kryetarin dhe anëtarët e Komisionit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Emigrantët të Parlamentit të Malit të Zi. Ne jemi duke i zhvilluar në çdo fushë marrëdhëniet me këtë vend mik”.

Kurse në lidhje me takimin me Pedersen, Çavushollu shkroi: “Përfaqësuesi Special i OKB-së për Sirinë, Geir O. Pedersen shqyrtuam gjendjen e fundit në Siri. Qëllimet tona kryesore janë mbrojtja e zonës së çtensionimit në Idlib dhe përparimi i procesit politik”.



Lajme të ngjashme