Akar: SHBA-ja do të marrë përgjigjen e duhur gjatë ditëve në vijim

“Letra për S-400 e dërguar nga ushtruesi i detyrës së sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Patrick Shanahan, bie ndesh me frymën e aleancës dhe do të marrë përgjigjen e duhur”, deklaroi ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar.

Akar: SHBA-ja do të marrë përgjigjen e duhur gjatë ditëve në vijim

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar, deklaroi të mërkurën se letra e dërguar nga ushtruesi i detyrës së sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Patrick Shanahan, në lidhje me sistemin rus S-400, bie ndesh me frymën e aleancës dhe do të marrë përgjigjen e duhur.

Hulusi Akar iu përgjigj interesit të gazetarëve në qytetin Gabala të Azerbajxhanit, ku shkoi për të marrë pjesë në Takimin 3. Trepalësh të Ministrave të Mbrojtjes Azerbajxhan-Gjeorgji-Turqi.

Duke theksuar se po qëndrojnë me ndjeshmëri mbi gjuhën e letrës së Shanahanit, ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë sqaroi se në këtë letër shprehet pritja për t’u gjetur problemeve aktuale një zgjidhje në kuadër të partneritetit strategjik dhe në mënyrë që të ruhet bashkëpunimi gjithëpërfshirës në fushën e sigurisë, si dhe rëndësia për vazhdimin e bisedimeve.

Ai shtoi se megjithatë gjuha e letrës në fjalë nuk është në linjë me frymën e aleancës.

“Në përputhje me rrethanat, ne jemi duke përgatitur përgjigjen e duhur dhe do t’ua japim atyre këtë përgjigje gjatë ditëve në vijim. Gjithashtu në fund të këtij muaji kemi Takimin e Ministrave të Mbrojtjes së NATO-s në Bruksel, ku do të takohemi edhe me ushtruesin e detyrës së sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-së”, u shpreh ministri turk duke njoftuar se të enjten do të realizojnë një bisedë telefonike me zyrtarin amerikan në fjalë.

Sikurse në bisedat apo takimet e mëparshme – vijoi ai – edhe në këtë bisedë telefonike ne do të vendosim dhe rivendosim mbi tavolinë opinionet, kërkesat tashmë të njohura të Turqisë deh Forcave të Armatosura Turke.

Akar potencoi më tej se Turqia deri më sot i ka përmbushur plotësisht dhe përsosurisht të gjitha angazhimet e saj me SHBA-në në lidhje me NATO-n.

“Prandaj ne presim që edhe bashkëbiseduesit tanë të përmbushin në mënyrë të ngjashme angazhimet dhe përgjegjësitë e tyre ndaj nesh”, tha ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare.



Lajme të ngjashme