Operacioni “Kthetra” – 100 shpella dhe vendstrehime, të papërdorshme

Në operacionin “Kthetra” që vazhdon prej 15 ditësh në zonën Hakurk në veri të Irakut, 100 shpella dhe vendstrehime janë bërë të papërdorshme.

Operacioni “Kthetra” – 100 shpella dhe vendstrehime, të papërdorshme

Sipas një komunikate të shkruar të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare vazhdon me vendosmëri operacioni “Kthetra”, i filluar më 27 maj kundër organizatës separatiste terroriste PKK.

Pavarësisht kushteve të vështira të terrenit komandot turke asgjësojnë shpellat dhe vendstrehimet e përdorura nga pjesëtarët e PKK-së terroriste si dhe çaktivizojnë minat dhe eksplozivët e improvizuar që janë kurthuar nga terroristët.

Deri tani në kuadër të operacionit janë neutralizuar 43 terroristë pjesëtarë të PKK-së. Kurse në ditën e 15-të të operacionit janë zbuluar dhe asgjësuar edhe 24 mina dhe mjete shpërthyese artizanale të tjera duke e çuar kështu në 77 numrin e minave dhe eksplozivëve të improvizuar që janë asgjësuar deri më tani.

Që nga fillimi i operacionit e deri më sot janë kthyer në gjendje të papërdorshme 100 shpella dhe vendstrehime të përdorur nga terroristët.

Gjatë kontrollit që është bërë në këto vendstrehime është gjetur dhe sekuestruar një sasi e madhe armatimi dhe municioni e organizatës.

 


Lajme të ngjashme