Forcat e Armatosura të Turqisë neutralizojnë dy terroristë të PKK-së

Forcat e Armatosura të Turqisë ndërmorën operacione antiterror të mbështetura nga ajri në rajonin Lixhe të Dijarbakërit.

Forcat e Armatosura të Turqisë neutralizojnë dy terroristë të PKK-së

Gjatë operacionit antiterror të mbështetur nga ajri që Forcat e Armatosura të Turqisë ndërmorën në rajonin Lixhe (Lice) të Dijarbakërit (Diyarbakır) janë neutralizuar 2 terroristë të PKK-së.

Sipas komunikatës me shkrim të lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare bëhet e ditur se në rajonin Lixhe të Dijarbakërit u ndërmorën operacione antiterror të mbështetura edhe nga ajri.

Në komunikatë në mes tjerash thuhet se gjatë këtij operacioni janë neutralizuar 2 pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK.

Në anën tjetër në operacionet ajrore të ndërmarra në zonat Hakurk, Avashin-Basjan dhe Zapveri të Irakut janë shkatërruar strehimoret, bunkerët dhe depot e municionit të përdorura nga terroristët e PKK-së.

Ndërkaq në kuadër të operacionit “Kthetra”, i cili po vazhdon në mënyrë të suksesshme për 13 ditë në zonën Hakurk në veri të Irakut, janë neutralizuar gjithsej 43 terroristë të PKK-së.

Në kuadër të operacioneve janë asgjësuar 53 mjete shpërthyese të improvizuara, ndërsa u shkatërruan 74 shpella dhe strehimore të përdorura nga organizata terroriste.

 


Lajme të ngjashme