Akar: Opercioni “Kthetra” do të vazhdojë deri në neutralizimin e terroristit të fundit

Hulusi Akar tha se Forcat e Armatosura Turke përpiqen të bëjnë në mënyrën më të mirë detyrën që u është dhënë për sovranitetin, pavarësinë dhe sigurinë kombëtare.

Akar: Opercioni “Kthetra” do të vazhdojë deri në neutralizimin e terroristit të fundit

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar tha se operacioni “Kthetra” do të vazhdojë deri në neutralizimin e terroristit të fundit.

Ministri Akar, i shoqëruar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralarmate Jashar Gyler (Yaşar Güler), Komandanti i Forcave Tokësore Gjeneralarmate Ymit Dyndar (Ümit Dündar), komandanti i Forcave Ajrore Gjeneralarmate Hasan Kyçykakjyz (Hasan Küçükakyüz) dhe Komandanti i Forcave Detare, Admirali Adnan Ëzball (Adnan Özbal), në kuadër të inspektimit dhe kontrollit në rajon të operacionit “Kthetra” shkoi të martën në Bazën Ushtarake Byjyktoprakllë (Büyüktopraklı).

Aty ai mori informacione në lidhje me aktivitetet në bazën ushtarake , nga ku duket rajoni Hakurk (në veri të Irakut).

Ministri Akar, pas kontrolleve dhe inspektimeve në bazën ushtarake 2 mijë e 400 metra lartësi në pikën zero të kufirit në rajonin Ballkajallar (Balkayalar), tha: “Operacioni ynë “Kthetra” vazhdon. Operacioni do të hyjë deri në të gjithë palcën e terroristëve. Nuk do të dalim që aty deri në neutralizimin e terroristit të fundit. Do ta pastrojmë atë rajon nga terroristët”.

Hulusi Akar tha se Forcat e Armatosura Turke përpiqen të bëjnë në mënyrën më të mirë detyrën që u është dhënë për sovranitetin, pavarësinë dhe sigurinë kombëtare.

Ai tërhoqi vëmendjen edhe në aktivitetet e tjera që Forcat e Armatosura Turke vazhdojnë krahas operacionit “Kthetra”.

“Ndërkohë që nga njëra anë vazhdojnë pa pushim aktivitetet në rajonin e operacionit të “Mburojës së Eufratit”, në anën tjetër realizojmë edhe aktivitetet e operacionit “Dega e Ullirit”. Ne vazhdojmë të mbrojmë të vuajturit dhe të pafajshmit në Idlib. Për sigurimin e armëpushimit dhe stabilitetit jemi duke bërë ç’është e mundur. Vazhdojmë kontaktet e nevojshme me rusët. Përveç kësaj në detet tona, qiellin tonë, është bërë dhe do të vazhdohet të bëhet pa ndalesë dhe pa mungesë të gjitha ato që duhet të bëhen për sa i përket mbrojtjes së të drejtës dhe ligjit të vendit dhe popullit tonë. Ne si Forca të Armatosura, detyrat që na janë dhënë vazhdojmë të përmbushim dhe do të vazhdojmë t’i përbushim ato edhe në të ardhmen në mënyrën më të mirë në kuadër të Kushtetutës, ligjeve dhe direktivave të presidentit tonë. Me shpresë, do të shpëtojmë popullin tonë fisnik nga ky terror i mallkuar” tha Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar.  

 


Lajme të ngjashme